Ekspozita personale e piktorit Pashk Pervathi “Shqipëria Vend i Bukur”, hapet  në Muzeun Historik  Kombëtar ditën e hënë datë 2 Tetor ora 19:00.

Tematika e veprave është “Bukuria Shqiptare” e ardhur në këndvështrimin dhe penelatën e piktorit Pashk Pervathi.

- SPONSOR -Smiley face

Në ekspozitë hasim vepra nga veriu në jug, nga alpet e veriut në bregdetin e Jonit, nga lagunat e Vainit e Divjakës në kodrinat e Vithkuqit e Leskovikut, nga pullazet e Beratit në ato të Gjirokastrës e  Korçës.

Në një farë mënyre kemi një Shqipëri në miniaturë e ardhur përmes ngjyrës. Veprat janë të gezueshme dhe të realizuara direkt në plenerin e natyrës. Piktori  nëpërmjet ngjyrës ka zbuluar të bukurën edhe në ato vende ku natyra sot është dëmtuar. Në vepra ndjehet dashuria e artistit për vendin e tij. Kjo është ekspozita e 39-të e piktorit Pashk Pervathi.

Pikturat e Pashk Pervathi

- SPONSOR -Smiley face