Ata janë zakonisht të rezervuar kur vjen puna për të treguar në publik dashurinë e tyre
Megjithatë, Beyonce ka bërë një përjashtim të vogël dhe ka postuar në Instagramin e saj një foto teksa po shkëmbente puthje me bashkëshortin, reperin e njohur Jay-Z.

- SPONSOR -Smiley face

Ka mjaftuar thjesht një mbishkrim “’Date Night” për të kuptuar se çifti kishte zgjedhur të kalonin së bashku disa momente romantike.

36- vjeçarja ka postuar mb 20 fotografi nga kjo natë, por pa na e bërë të ditur vendodhjen. Sigurisht binjakët Rumi dhe Sir i kishin lënë në shtëpi së bashku me vajzën e madhenën kujdesin e një “ushtrie” me dado.

Beyonce kishte zgjedhur një këmishë të zezë me vija të bardha të kombinuara me një palë pantallona xhins të shkurtra, që i vinin në pah këmbët e bukura edhe pse vetëm pas tre muajsh pasi ka sjellë në jetë binjakët, e ndërsa reperi si gjithmon shumë sportiv.
Koha se kur do të postojnë foto nga një tjetër moment romantik duket shumë e largët.

- SPONSOR -Smiley face