Ore merret shkenca me thashethemet?  Po arti merret me thashathemet?Sidoqoftë, të dy disiplinat kanë të bëjnë me pyetje që ende kanë të bëjnë me një problem që nuk e kam zgjidhur akoma, por ne po fillojmë një vit tjetër të ri akademik nesër dhe përveç që i  dëshiroj studentëve të koreografisë një vit të mbarë, dua të them që ju jeni ato që keni zgjedhur këtë rrugë të vështirë arti, kështu që kurrë mos hiqni dorë nga kjo rrugë e vështirë duke e kthyer artin në një kopje të shëmtuar.  Nëse mendoni se do të bëheni artist duke vjedhur idetë e të tjerëve dhe duke menduar që më pas atë vepër arti e keni bërë vetë, mos vazhdoni me rrugën tuaj profesionale për t’u bërë artist ,sepse një ditë shumë shpejt arti do ju nxjerrë sytë dhe do të përballeni me errësirën pa ngjyra në backstage. Unë mendoj se ajo që ne duam të dimë është, çfarë jemi të aftë të bëjmë më mirë në profesionin tonë dhe a jemi të aftë për të kuptuar që po bëjmë diçka apo na duket sikur po bëjmë gjithçka, ose ne duam të dimë se çfarë është njohja në vetvete, për të mësuar ndonjëherë çfarë është të mësosh nga një  asgjë. 

- SPONSOR -Smiley face

 Shumë nga vështirësitë në të kuptuarit dhe të bërit filozofi në shkencë dhe arte vijnë pikërisht kur duam të kemi shumë profesione në jetë në të njëjtën kohë.  Sepse ne rrallë ballafaqohemi me probleme të qarta në jetën e përditshme … Kjo është ajo që dua të theksoj, zbuloni talentin tuaj përpara se të ëndërroni një profesion dhe të ndërtoni profesionin tuaj pa kompromentuar plagjiaturë dhe pa marrë veten dhe breza të tjerë në qafë, do të ndjeheni të nderuar nga aq sa unë di…

Kaq kisha!

(dr.riselda sejdiu)

- SPONSOR -Smiley face