E qetë dhe e sigurtë në çdo gjë që thotë, Enada Hoxha rrëfen ekskluzivisht për mulliri.al emocionet përpara premierës së “Peshkatarët e perlave”, në Pallatin e Kongreseve. Ajo gjithashtu tregon se sa e shtrenjtë është familja për të, dhe si një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar duket se e ka kryer me devotshmëri rolin e gruas, përpos rolit të artistes në karrierë.

- SPONSOR -Smiley face

“Mundohem të jem balerinë, të jem nënë, bashkëshorte, shtëpiake… Po, më pëlqen fjala shtëpiake, sepse 1-2 orë më pëlqen të qëndroj në shtëpi. Dua t’i bëj mirë të gjitha këto. Siç i përkushtohem profesionit tim, sepse për mua ajo është jeta, ashtu dua të jem një nënë për djalin tim, dhe mendoj se e bëj në maksimum, t’i jem prezent atij në çdo moment, kur mëson, kur luan, kur do të flasë, apo të bëj gjithçka me mua. Sigurisht, marrëdhënia nënë-bir është e jashtëzakonshme. Dua të jem një bashkëshorte e denjë për Gertin dhe pse jo edhe amvisë e mirë kur jam në shtëpi”, tregon Enada.

Më tej, ajo flet edhe për këshillat që i jep djalit: “Mbrëmë më pyeti dhe i thashë: “Djali im, ta kesh në mendje gjithmonë, që duhet të jesh i mirë me veten, i sinqertë me veten, të mos gënjesh asnjëherë, të mos mashtrosh asnjëherë, të mos vjedhësh asnjëherë dhe të mos tradhëtosh asnjëherë.” Këto janë parimet kryesore për të qenë një njeri i mirë dhe i suksesshëm në jetë.”

- SPONSOR -Smiley face