Katy Perry dhe Orlando Bloom u fejuan më 14 shkurt të këtij viti, në Ditën e Shën Valentinit. Dhe duket se çifti nuk do presë gjatë për martesën e tyre. Raportohet se këngëtarja dhe aktori po mendojnë të martohen në fund të vitit. Çifti i famshëm do shkojë drejt altarit në muajin dhjetor. Katy konfirmoi fejesën me 42-vjeçarin me anë të postimeve në rrjetet sociale duke treguar edhe unazën që i propozoi aktori. Bloom dhe 34-vjeçarja mbajtën një ceremoni private mes njerëzve të afërt dhe të dashur për të festuar fejesën e tyre. Ata u lidhën në vitin 2016 dhe u ndanë një vit më pas. Por çifti u ribashkua në vitin 2018 dhe tashmë duan ta çojnë marrëdhënien e tyre në një hap tjetër.

- SPONSOR -Smiley face