Duket se çeshtja e drejtorit kombëtar të cirkut është zgjidhur. Tashmë, në krye të këtij institucioni do të jetë Saimir Çili. Ai prej kohësh ka qenë pjesë e Cirkut Kombëtar, por tashmë do të drejtojë trupën e akrobatëve dhe stafin e cirkut Kombëtar. Kujtojmë që ky institucion u përfol shumë pas rastit flagrant ku ish drejtori vidhte institucionin duke mos shpërndarë disa prej parave që i’u takonin punonjësve të cirkut. Shkarkimi i tij u bë menjëherë pas publikimit të rastit nga emisioni investigativ “Stop”.
Por edhe pas ardhjes së zotit Çili në krye të këtij institucioni, nuk dihet ende se si do të vijojë çështja e çadrës së Cirkut Kombëtar.

- SPONSOR -Smiley face