Vjen modeli më i ri i makinave Porche nga kompania e njohur TechArt, e cila merret me modifikimin e automjeteve të Porsche. Modifikimi u bë për panairin e veturave në Esen dhe ata përgatitën makinën për modelin 911 GT3. “Carbon Sport Package” përfshin eksterierin me ngjyrë kuqezi, kofanon e modifikuar spoilerin e përparmë të ri, vrimat për ajër, set pragjesh, difuzerin e pasmë të ri si dhe spoilerin e pasmë të ri. Për këtë model, kompania  ofron edhe set të ri të rrotave Formula IV Race me diametër prej 20-inç dhe me ngjyra të ndryshme sipas dëshirës së atyre që do ta zotërojnë këtë makinë, si dhe interier me lëkurë Alcantara, detaje nga fibra të karbonit dhe timonin Type-7 multi-funksional.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face