Një skicë pikturë, pjesë e një koleksioni arti me shumë se 150-vjeçar, mendohet se i përket Mona Lisas së Leonardo da Vinçit. Skica e një gruaje nudo, e njohur si Monna Vanna i ishte atribuuar me herët vetëm studios se Da Vinçit. Por ekspertet e artit gjeten mjaftueshëm të dhëna që të dalin në përfundim se Da Vinçi ka punuar të dyja veprat e artit. Pas disa testeve në Muzeun e Luvrit, kuratorët besojnë se të paktën bëhet bëhet fjalë për punën e Da Vinçit, raporton Tv Klan. Që prej vitit 1862, skica bardh e zi ka qenë pjesë e koleksionit të rilindjes, në muzeun Conde. Leonardo da Vinçi (1452-1519) ishte një nga piktorët më të mëdhenj të Rilindjes Italiane dhe piktura e tij Mona Lisa e punuar në vaj mbetet një nga veprat më të vlerësuara në botë.

- SPONSOR -Smiley face

Ekspertet mendojnë se vizatimi nudo është punuar në të njëjtën kohë me Mona Lisan, portretin e gruas se një tregtari orentin. Sipas tyre duart dhe trupi janë gati identikë në të dy punët, ndërsa portretet janë pothuajse të njëjtën madhësi. Vizatimi konsiderohet shumë i vështirë për të punuar, sepse është veçanërisht i brishtë, thonë ekspertet e artit.

- SPONSOR -Smiley face