Nora Istrefi është një këngëtare shumë e njohur në Shqipëri, e njohur jo vetëm për këngët e saj hite por edhe për klasin dhe modestinë që ajo ka. Nora ka një zë të bukur, është sharmante dhe një trup sexy. Karriera e Norës ka nisur që kur ajo ishte 18 vjeç dhe prej 15 vitesh ka sjellë hite të paharrueshme në muzikën shqiptare, Nora karrierën e saj e nisi në moshë shumë të re, duke u bërë pjesë e disa edicioneve të ndryshme në “Top Fest”, nga ku përfundoi e shpërblyer me disa çmime, shkruan mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face

Këngëtarja  është martuar me këngëtarin Robert Berisha dhe janë prindër të një vajze që quhet Rene. Po ashtu Nora ka dy motra dhe një vëlla, Nitën, Erën dhe Bledin. Era dhe Nora i janë përkushtuar muzikës dhe së fundmi sollën dhe një hit të padiskutueshëm si “Nuk e di” që ka kaluar mbi 16 milionë klikime në Youtube. Ka të edituara në treg katër albume: “Engjell” (2005), “Opium” (2006), “N’ora” (2009), dhe “Vetem Mua” (2010). Në vitin 2013, ajo merr pjesë  në festivalin “Kënga Magjike 2013”, me këngën “I jemi je”, ku me një paraqitje tepër elegante dhe një këngë të ndjerë , arrin të shpërblehet me çmimin Diskografik.Disa nga hitet e saj më të mëdha në karrierë janë këngët: “Taxi”, “Pse të du”, “E di”, “2 shokë”, “Sa t’kom dashtë”, “I jemi je”, “Baby jem” etj.

Një këngëtare si Nora është komentuar gjërësisht në media gjatë gjithë karrierës së saj por komentet për të kanë gjënë gjithmonë të mira. Nora është një shëmbull i femrës sexy, modeste dhe plot klas, shkruan mulliri.al. Mjafton të hapesh intervistat apo ta ndjekësh në performancat e saj dhe do e kuptosh se përse Nora pëlqehet kaq shumë. Nuk e ka humbur asnjëherë klasin e saj dhe gjithmonë ka rrëmbyer vëmendjen./mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face