Billy Porter konfirmoi gjatë fundjavës se ai do të luajë rolin e Zanës në reamake-n e filmit “Hirushja” nga kompania e madhe Sony. Hollywood Reporter zbuloi të enjten se aktori 50 vjeç ishte në bisedime për të interpretuar zërin e këtij roli, shkruan DailyMail. Më pas në një intervistë ai konfirmoi se do luajë rolin e Zanës duke thënë se filmi rezervon shumë surpriza. “Unë jam duke punuar në një film të ri. Do luaj Zanën në filmin e ri të Hirushes me Camila Cabellon”, u shpreh ai. Këngëtarja Cabello ndërkohë do luajë rolin e Hirushes dhe është perfekte për atë rol. Sony tashmë ka caktuar edhe datën e publikimit të këtij filmi, që do të jetë më 21 shkurt 2021.

- SPONSOR -Smiley face