Të bëhesh pjesë e Holliwood-it është shumë e vështirë, shumë e synojnë por të paktë janë ata që ja dalin. Historia e fundit na vjen nga Jennifer Aniston që tregon se ajo ka mbajtur një dietë strikte për të fituar rol në filmat hollivudian. Sipas një libri të ri, “Generation Friends: An Inside Look at the Show That Defined a Television Era”, në nder të 25-vjetorit të serialit “Friends”, Aniston është detyruar nga agjenti i saj për të humbur disa kilogramë. “Ajo duhej të humbiste 13.6 kilogramë nëse donte të qëndronte në ‘Hollywood’. Los Angeles ishte një vend i ashpër për të qenë një aktore, ishte një vend i ashpër për të qenë një grua”, shkruan Saul Austelitz në librin e tij. Këtë gjë Jennifer e ka treguar edhe në një intervistë ekskluzive për “Rolling Stone”. “Unë konsumoja shumë sanduiçe me majonezë. Por agjenti im u tregua i drejtpërdrejtë. Gjëja më e mirë që ai bëri… Gjëja e shpifur e ‘Hollywood-it’, unë nuk isha duke fituar punë, sepse isha e shëndoshë. Megjithatë duhet thënë se dieta ime ishte e tmerrshme.”, ka rrëfyer Aniston në 1996.

- SPONSOR -Smiley face

 

 

- SPONSOR -Smiley face