Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm. Të pashëm, të suksesshëm, të talentuar, aktorët turq sjellin edhe një shikueshmëri të lartë të serialeve.

Kivanç Tatlitug përveçse një aktor shumë i pëlqyer dhe i suksesshëm, në fillimet e tij ka qenë i angazhuar në modeling. Duket se pas kaq vitesh në kinematografi, aktori i është kthyer pasionit të tij të vjetër. Flitet se Kivanç do të jetë imazhi i një marke të njohur veshjesh dhe kontrata do t’i ofrojë jo pak, por plot 5 milionë pound. Kjo është një shumë tepër e lartë por kur mendojmë sa shumë paguhet ai vetëm për 1 seri në tenenovela, më mirë mos bëjmë llogari.

- SPONSOR -Smiley face

Rezultate imazhesh për kivanc tatlitug

- SPONSOR -Smiley face