Në intervistën ekskluzive për mulliri.al, balerina soliste e Teatrit të Operas dhe Baletit, Odeta Dishnica rrëfen se asnjëherë nuk është mërzitur nga ky profesion, as atëherë kur të paaftët, e kanë bërë të kalojë momente të vështira.

- SPONSOR -Smiley face

“Nuk ka se si ta mendoj këtë gjë. Atëherë kur ndiej lodhjen më të madhe mendoj që suksesi dhe vleresimi do jetë akoma më i madh nga publiku dhe në ato momente ndiej vetëm kënaqësi. Por sigurisht që kam kaluar dhe momente të vështira pasi në art ka shumë njerëz që duan të të sfumojnë dhe aty përjeton momente të dhimbshme sepse ne kemi një profesion që koha ikën dhe nuk ka vend të mendosh që duhet të ndalesh sepse vjen dikush dhe bën atë që do dhe jo atë që duhet. Por forca dhe vlerësimi ndaj punës dhe paraqitjes time në skenë më bëjnë të kem forcën dhe besimin tek vetja t’i kaloj këto vogëlsira”, shprehet Dishnica.

- SPONSOR -Smiley face