Aktorja e njohur Jennifer Aninston së bashku me reperin e njohur Knahye West kanë pasur një debat pasivo-agresiv në rrjetet e tyre sociale ku shkak i kësaj janë bërë zgjedhjet presidenciale ku dhe vetë reperi kandidon.

SHBA- Këtë vit reperi i njohur Kanye West kandidon për postin si President i Amerikës, por aktorja amerikane Jennifer Aniston ka bërë një postim ironik në rrjetet e saj sociale në lidhje me kandidaturën e tij.

- SPONSOR -Smiley face

Aktorja ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, e cila shihet duke mbështetur kandidatin kundërshtar të reperit, Joe Biden duke u kërkuar ndjekësve të saj të mos votonin Kanye West sepse “nuk është për të qeshur”.

“E gjitha kjo nuk ka të bëjë me një kandidat apo një çështje të vetme. Bëhet fjalë për të ardhmen e këtij vendi dhe të botës. Votoni për të drejtat e barabarta të njeriut, për dashurinë dhe mirësjelljen. P.S. Nuk është për të qeshur që të votoni për Kanye-n. Nuk di si ta them ndryshe. Ju lutem jini të përgjegjshëm.”- ka shkruajtur aktorja.

- SPONSOR -Smiley face