Associated Press deklaroi se libri i Hillary Clinton “Çfarë ndodhi – historia e zgjedhjeve” ka shitur plot 300,000 koje në platfromat e ndryshme të shitjes gjatë një jave, nga dita e daljes në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Libri shiti 168,000 kopje të printuara, numri më i madh i librave jo të trilluar në pesë vjet, ndërsa pjesa tjetër i përkisnin shitjeve në versionin e-book.

“Çfarë ndodhi” është gjithashtu numri një në listën e librave më të shitur dhe të lexuar të amazon.com si dhe mban një vlerësim me 5 yje. Clinton ka paralajmëruar një tur për librin e saj i cili përfshin intervista, dhënie autografesh dhe fjalime të mbajtura në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face