Samsung ka prezantuar Galaxy Tab Active2, një tablet i ri, i ndërtuar për bizneset përmes një dizajni të frymëzuar nga profesionistët me risitë më të fundit nga Samsung. Galaxy Tab Active2 ndihmon në përshpejtimin e transformimit dixhital të industrive kryesore si: transporti, siguria publike dhe prodhimi duke ofruar një gamë më të gjerë karakteristikash si integrimi biometrik, ekranet me shumë dritare dhe aftësitë e stilolapsit S Pen që funksionojnë në kushte ekstreme të punës, duke rritur produktivitetin dhe fleksibilitetin e punonjësve.

- SPONSOR -Smiley face

Ai është një tablet i hollë dhe i lehtë, i projektuar posaçërisht për karakteristikat ergonomike të punonjësve, ka karakteristika që zgjerojnë mjetet e produktivitetit për ata që janë në punë, duke përfshirë një stilolaps S Pen të ri. Stilolapsi S Pen gjithashtu përmban rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit për përdorim në ambiente të jashtme, edhe gjatë shiut, në kushte lagështire. “Samsung Galaxy Tab Active2 u krijua bazuar në feedback-un e konsumatorëve dhe partnerëve dhe është zhvilluar me përpikmëri për të krijuar një kategori krejt të re tabletesh për fuqinë punëtore globale,” tha gjatë prezantimit Suk-Jea Hahn, zv.presidenti Ekzekutiv i Samsung Electronics.

- SPONSOR -Smiley face