Rovena Stefa është njëra ndër këngëtaret pjesëmarrëse në Kënga Magjike 2018. Ajo nuk mundi të shkonte dot në finale, e penalizuar nga votat e kolegëve artistë. Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Stefës e cila ka ngritur akuza mbi këtë festival. Në Instastory ajo ka shkruar se nuk mundet të jetë pjesë e finales si pasojë e manipulimeve me vota, por nuk mërzitet aspak për këtë gjë! “Nuk do te jemi sonte por nuk merzitem sepse nje nate e ngritur mbi intriga votash nuk me pengon te kengoj me shpirt per popullin tim. E juaja Rovi!”, shkruan Rovena Stefa.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face