E pyetur përse nuk ka investuar për të shkëlqyer në skenat jashtë atdheut, Odeta Dishnica shprehet: “Unë jam një  balerinë në Shqipëri dhe shumë e lumtur dhe e nderuar që kam dhënë këto vite kontribute të miat si soliste e parë për publikun shqiptar. Por vjen një moment dhe mendon që disa gjëra mungojnë që bota jashtë i ka. Këtu tek ne mungon kritika për cilesinë e punës së bërë. Por këtë duhet një kritikë mjaft e pastër dhe jo të kritikohesh sepse dikush duhet të kërcej me doemos. Mendoj sa ka vend për të gjithë. Të marrë secili atë që meriton dhe gjithçka do ishte në funksion maksimumi për të mirë të artit që ne bëjmë. Baleti është kulmi i klasit dhe elegancës.”

- SPONSOR -Smiley face