Çfarë është luksi? Pse urrejmë automatikisht dikë që arrin të jetojë një jetë luksoze? Pse shajmë rëndë dikë që shfaq jetë luksoze? Pse gjykojmë dikë që jeton bukur? Ndoshta sepse nuk e arrijmë dot? E kemi zili? Na duket që çdo herë na provokon me jetën e saj apo të tij? Nuk mundemi dot të përballojmë tek vetja jonë dikë që jeton aq bukur? Apo ne thjesht nuk pajtohemi dot me faktin që dikush duhet të jetojë bukur kur vet nuk kemi të ardhura as për një palë pushime… Kush e ka fajin këtu, ai që ka jetuar dhe vazhdon të jetojë në luks, apo ato që gjykojnë gjatë gjithë kohës luksin dhe kur i vjen dita vet për të shfaqur pak luks të thyejnë turinjtë nëpër Instagram edhe nëpër rrjete sociale? Në të vërtetë kjo temë është një dilemë e madhe, për një arsye të vetme, sepse asnjëherë nuk i kuptuam vërtetë ato që na gjykuan… Na kanë zili, nuk durojnë dot ekzistencën e dikujt që është kreativ dhe jeton bukur apo thjesht nuk pajtohen kurrë me ato që shfaqin luksin në botën virtuale. Po lind pyetja pse kur dalin vet e quajnë normale, vetquhen frymëzim për të gjithë, vetquhen model shembull, realizojnë video humoristike për ti dhënë rëndësi humorit por aty në ato video humoristike shihen shumë gjëra  mbrapa. Tek videot plot humor shfaqet luksi me brirë, me jahte, avionë privatë, hotele luksoze, video me veshje, pjata me aragosta dhe me peshkun sa tavolina, ç’të jetë kjo vallë, si mund ta ketë emrin? Shembull, thjeshtësi, frymëzim, hipokrizi , apo zengjinj të rinj në tregun e lodhur të pangopësisë? Ta mendosh sa e thjeshtë paska qenë për të kuptuar se sa përpara je nganjëherë kur vetëm hesht dhe ndalon së gjykuari jetën e të tjerëve dhe sa e thjeshtë paska qenë të jetosh pa u mburrur që një ditë edhe ti di të jetosh në super luks edhe pse nuk i ke ende mundësitë për ta përjetuar siç duhet atë në të vërtetë, sepse luksin kur ta kapësh nga veshi duhet ta peshosh mirë nga të gjitha anët, nuk kapet luksi nga veshi sa të shkrepësh disa foto të bukura në një ditë të bukur me diell me diell.Një përgjigje e mirë ndaj konsumimit mund të mos jetë që të mos sakrifikojmë çdo kënaqësi dhe të jetojmë më pas pa asnjë kacidhe në xhep ,por të vlerësojmë se çka në të vërtetë shkon në sigurimin e jetës sonë që të ndihemi të shëndetshëm. Dëshira jonë për të pasur luksin me çmimin më të lartë për tu dukur tek të tjetët se po bëjmë jetë , është problemi më i madh i ekzistencës tonë. Në fund të fundit, qeniet njerëzore duan të krijojnë një jetë më të mirë për veten e tyre dhe për sy të Instagramit. Përderisa nuk mund ta dimë gjithnjë se si është, kur ndihemi rehat që duam të qëndrojmë aty ku duam të dukemi që bëjmë jetë super luksoze edhe kur se bëjmë, të paktën arrijmë një moment të gënjejmë veten tonë për atë ndjenjë të veçantë që kërkojmë një ditë të bëhet realitet. Por, luksi duhet të jetë i rehatshëm në çdo situatë, përndryshe nuk quhet luks. Dhe nëse çapërlehemi për tu dukur që bëjmë një jetë tepër luksoze me raste,ne nuk po e bëjmë jetën tonë më të rehatshme, përkundrazi, i sjellim vetes shumë  stres në jetën tonë.

Duke u Ngarkuar...

Pra, bëhet e domosdoshme që ne të jetojmë me vetëdije, të marrim vendime të bazuara në gjykimin e shëndoshë dhe atë që është më e mira për jetën që duam të jetojmë dhe jo jetën që të tjerët duan që ne të jetojmë. Sepse nëse zgjedhim të jetojmë me atë që kemi edhe jemi pa u stërmunduar për tu dukur që po ja kalojmë atyre që janë rritur dhe jetojnë çdo ditë me luks , atëhere ne mund ta gjejmë veten duke jetuar luksoz çdo ditë në mënyra të vogla dhe të mëdha, ashtu bukur , pastër, qetë dhe thjesht si na ka hije në sy të popullit./mulliri.al

(dr.riselda sejdija)

- SPONSOR -