Panairi i Librit eshte në një ngjarje të rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që do të ketë si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti, nga nëntor 2016-nëntor 2017, si dhe përkthime të botimeve të huaja apo kryeveprave botërore që i kane rezistuar kohës.

- SPONSOR -Smiley face

Ky panair i bashkon të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.

Janë shumë autorë e libra të rinj që UET ka sjellë për lexuesin përgjatë këtij viti, si “Faik Konica” i Ilir Ikonomit, shënimet e Ismet Totos, Antropologjia e shqiptarëvenga prof. Aleksandër Dhima, Ludwig von Mises, Roger Scruton, studimet mbi socrealizmin të Dashnor Kalocit etj.

Shtëpia Botuese pegi ka sjellë tituj të rinj për panirin e librit, por edhe gjatë muajve të fundit kanë ardhur në shqip shumë autorë të përkthyer mjaft mirë.

Shtëpia botuese ALBAS në Panairin e Librit sjell mbi 50 tituj të rinj për fëmijë dhe të rritur. Në stendën tonë do të gjeni libra të cilët përfshijnë të gjitha grup moshat: libra për bebe, libra me tinguj zanorë për fëmijë, libra të posaçëm për lexuesit fillestarë, libra për parashkollorin, tekstet shkollore dhe digjitale, libra akademikë, libra artistikë për fëmijë dhe të rritur, libra psikologjik dhe studime. “Albas” po ashtu ka vazhduar me serinë “Mua më quajnë”, këtë vit “Mua më quajnë Musine Kokalari”, “Mua më quajnë Ibrahim Kodra” etj.

Titujt e shtepise botuese “Dituria”

- SPONSOR -Smiley face