Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka dhënë disa këshilla sesi të ruhemi nga Coronavirusi. Sipas infeksionistit është shumë e rëndësishme që të lahen duart sa më shpesh. Kalo ka ftuar të gjithë qytetarët që të behën pjesë për të përballuar riskun që vjen nga Coronavirusi.

“KULTURA QYTETARE në sjelljen tonë në publik si dhe NDËRGJEGJËSIMI për higjienën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në PARANDALIMIN po ashtu edhe në KUFIZIMIN e rasteve me Covid-19. “KUSHTOJNË” shumë-shumë pak por janë mjaft të efektshme…SENSIBILIZIMI në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB….PARA rrezikut eminent, TEORIZIMET e shumta në këtë drejtim janë të pabukta…TË KUPTOJMË qartë mesazhet që na vinë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjekësore, e të bëhemi të gjithë pjesë e PËRBALLIMIT të këtij risku, sikundër është mundësia e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri…Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe…Mendjekthjellët dhe Vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do t’ia dalim!!!”, shkruan Kalo

- SPONSOR -Smiley face