Jeni në kërkim të një dhurate të mrekullueshme për Krishtlindjet për personin e zemrës? Është rasti perfekt për të dhuruar diçka me të vërtetë speciale, si për shembull një parfum, i aftë për të dhënë emocione dhe ndjenja. Nuk dini te cili parfum të orientoheni? Mulliri.a ka seleksionuar për ju aromat më të mira për Krishtlindjet e 2017-s.

RISITË

- SPONSOR -Smiley face

Përse mos të përqendroheni tek risitë më të fundit? Markat e ekselencës kanë lançuar aromat që parashikohen se do jenë ikonat e të ardhmës. E fillojmë nga një nga parfumet për të cilin ju kemi folur dhe më parë, GABRIELLE Chanel, për të gjithë ato që i duan lulet e bardha dhe kanë një shpirt rebel; Girl of Now e Elie Saab në rast se preferojnë aromat si vanilja, çokollata apo mjalti; ose befasojeni me aromën pikante të Twilly nga Hermes.

PARFUMET ESKLUZIVE

Nëse doni t’i jepni një dhuratë të veçantë, zgjidhni një aromë me të vërtetë ekskluzive, si Ambre Eternel nga Guerlain, nga linja e Les Absolus d’Orient ose e orientuar drejt parfumerisë selektive. Midis lançimeve të fundit të përsosura për Krishtlindje ne të mulliri.al ju sugjerojmë Vanhera nga Laboratorio Olfattivo, Orange Bitters e Jo Malone dhe Nuit et Confidences e Annick Goutal.

 

KUTIAT ME KOMPOZIMET MË TË BUKURA

Kutiat brenda të cilave gjindet parfumi shoqëruar me kremin apo shampon e trupit janë një dhuratë perfekte për të gjitha gustot. Ato variojnë nga klasikët e medhenjë si Black Orchid nga Tom Ford, For Her Narciso Rodriguez, Peonia Nobile nga Acqua di Parma, e Giorgio Armani-t, te kutia e Eau des Vignest e Caudalie për të gjithë ato që duan aromat natyrale.

 

- SPONSOR -Smiley face