Një re rozë prej pudre për femrat, një koncentrat burrërie për meshkujt. Dy parfumet më të vlerësuar në 2017 janë Narciso Rodriguez dhe Bulgari. Çmimi vjetor i Akademisë së Parfumit ka dekratuar edhe fragrancat fituese për përbërjen më të mirë të aromës, komunikimit, designit të paketimit, dhe markave made in Italy.

Një emblemë e joshjes së pakapshme si një re pudre dhe mëndafshi që mbështjell lëkurën femërore, dhe në të njëjtën mënyre, një  përqëndrim sensualiteti dhe burrërie mashkullore. Narciso Eau de Parfum Poudrée e Narciso Rodriguez dhe Bulgari Man Black Orient janë shpallur aromat e vitit nga “Çmimi Akademisë të Parfumit 2017”.

Narciso Eau de Parfum Poudrée e Narciso Rodriguez dhe Bulgari Man Black Orient
- SPONSOR -Smiley face

 

Çmimi i komunikimit

E merr çmimin për komunikimin më të mirë N˚5 L’Eau Chanel dhe Guilty for Him Gucci: nga njëra anë Lily Rose Depp, dhe nga ana tjetër Jared Leto janë protagonistët e dy fushatave.

N˚5 L’Eau Chanel dhe Guilty for Him Gucci

Çmimi i designit më të bukur

Fiton midis fragrancave femërore  Alexander McQueen: me shishen bizhut me xham të zi si nata e veshur me gjethe te vogla të florinjta.

Nga fronti mashkullor, fiton Cartier L’Envol, një shishe me brenda një kapsulë të lëvizshme e cila mund të rimbushet sërisht.

Alexander McQueen dhe Cartier L’Envol

Krijimi më i mirë i aromës 

Për kategorinë femërore fiton Dsquared2 Want Pink Ginger një aromë energjike dhe shpëthyese me nuance të gingerit, mandarinës, limonit, piper rozë dhe sfumohet me një gjurmë vanilje të Madagaskarit.

Për kategorinë mashkullore fiton Jean Paul Gaultier Le Mâle Essence de Parfumi i cili prezantohet me një aromë të fortë kundërmuese.

Dsquared2 Want Pink Ginger dhe Jean Paul Gaultier Le Mâle Essence de Parfum

Parfumi më i mirë koleksioni eskluziv Grand Brand

Është Tom Ford Soleil Blanc, pjesë e koleksionit Pivate Blend, nektari i aromës që bën mendjen të fluturojë në lluksin absolut.

Parfumi më i mirë i Parfumerisë Artistike

Firmosur nga mbesa e legjendares Estée Lauder, Aerin Tangier Vanille është parfumi artistik i vitit.

Parfumi më i mirë made in Italy

Parfumi më i mirë për të gjitha zonjat Salvatore Ferragamo Signorina Misteriosa dhe për meshkujt Acqua di Parma Colonia Quercia.

- SPONSOR -Smiley face