Shumica e grave e justifikojnë këtë zgjedhje me shpresën e nje stabiliteti më të madh ekonomik, shoqëror apo sentimentale. Paragjykimi kundër grave në karrierë është zëvendësuar thjesht nga nevoja për te pasur 2 rroga në familje, që të jetë mundësia për një jetë më të mirë.Keshtu që,pritja e kushteve më të favorshme ekonomike nuk çudisin me askënd.

- SPONSOR -Smiley face

Me kalimin e viteve, trupi i femrës ndryshon. Ne moshën40 vjeçare shumë organe fillojnë të japin shenjat e para te plakjes. Nga pikëpamja e fertilitetit kjo nenkupton një ulje riprodhuese. Konceptimi (ngjizja) bëhet më e vështirë për të arritur, por shumica e çifteve në mungesë të sëmundjeve specifike, me pak durim dhe kohe ia arrijne qellimit per te pasur femije.

Po cilat janë komplikacionet kryesore të një shtatzanie pas të 40-ve?
Aborti spontan: Rreziku rritet pas moshës 35 vjeç. Nëse, në nënat e deri në 30 vjeç aborti ndodh në 1-2% të rasteve, kjo përqindje arrin 10%, kur shtatzanitë janë mbi moshën 40 vjeç. Kjo ndodh për shkak se vezët janë më pak pjellore dhe bëhen shkak të anomalive kromozomale.


Hipertensioni:  Rreziku nga tensioni i lartë është dy herë më i madh se zakonisht mbi 35 vjeç në krahasim me nënat pas 20 vjeç. Një grua shtatzënë në këtë rast, është e detyruar shpesh të largohet nga puna  për të  kontrolluar fuqitë e saj që të jetë sa më e qetë gjatë periudhës së shtatzanisë.
Diabet Gestational: Rreziku i kësaj sëmundjeje pas moshës 35 vjeç është dy herë më i madh. Në mënyrë tipike, ai fillon pas njëzet e gjashtë javëve të para të shtatzënisë, por, për fat të mirë, 9 gra nga 10, mund ta mbajnëë nën kontroll me një dietë specifike.


Lindja e parakohshme: Pas moshës 35 vjeç rritet mundësia e një lindje të parakohshme. Një gjë është e sigurt, pas 35 vjeç mjekët këshillojnë që nënat të jenë në një regjim pushimi gjatë shtatzënisë.

 

- SPONSOR -Smiley face