Futbollisti i famshëm është akuzuar për evazion fiskal, mashtrim dhe pastrim parash lidhur me fondacionin Messi. Gjykata ra dakord që çështja e cila po shqyrtohej të mbyllej, pasi shpjegoi se nuk kishte prova dhe akuza bazohej vetëm në artikuj lajmesh të pabazuara në fakte. Gjykatësja e dekretoi çështjen me nenin 637 të Ligjit të Procedurës Penale, pasi nuk shihte asnjë tregues racional se kishte ndodhur një vepër penale. Akuza për Messi-n erdhi nga një ish-punojës i fondacionit të Messi-t, i cili akuzoi gjithashtu babain dhe vëllain e futbollistit.

 

- SPONSOR -Smiley face