Disa ditë më parë doli një foto ku shihej një person fiks si Travis Scott. Të gjitha mediat filluan spekullimet e tyre duke menduar se Travis ka tradhëtuar Kylie.
Por ylli i KUWTK, Kylie Jenner ka treguar se ata vazhdojnë lidhjen dhe janë të lumtur.
“Nuk e di nëse ky konsiderohet eksperiment social për disa njerëz, por po ngatërroheni me njerëz të vërtetë, marrëdhënie të vërteta dhe familje të vërteta. Jam e lumtur që lidhja ime është e fortë sepse kjo situatë ka filluar të dalë jashtë kontrollit. Interneti më frikëson vërtetë ndonjëherë.”- është shprehur Kylie.
Ndërsa nuk ka munguar as reagimi i Kim Kardashian.
“E urrej që po i jap vëmendje kësaj gjëje por është absolutisht e shpifur që mendoni se është shaka të ngatërroheni me Travis dhe Kylie që sapo kanë krijuar një familje bashkë. Kjo është shkatërruese për lidhjet, familjet dhe është shumë e gabuar.”- ka shkruar Kim në Twitter.
Mesa duket çifti jo vetëm që nuk është ndarë por janë më të lumtur se kurrë.