Megan Fox kanë konfirmuar romancën e re me Machine Gun Kelly pas ndarjes së saj nga bashkëshorti Brian Austin Green.

Çifti i famshëm i shokuan të gjithë kur njoftuan se i dhanë fund martesës gati 10 vjeçare.

- SPONSOR -Smiley face

Vetëm disa javë pasi 46-vjeçari Brian, foli për ndarjen e tyre Megan bëri publike lidhjen me reperin pasi u panë bashkë në një lokal në Los Angeles.

Në një foto të pubikuar online, ata shihen duke mbajtur duart dhe duke u puthur me njëri-tjetrin në makinë.

Aktorja u shfaq për herë të parë me reperin në videokipin e tij muzikor të këngës Bloody Valentine.

Ndërsa Brian është parë nën shoqërinë e modeles 25-vjeçare Courtney Stodden në fundjavë.

Green foli për herë të parë për ndarjen nga aktorja në podcast-in e tij.

“Unë dhe Fox jemi ndarë para disa muajsh pasi kuptuam se po shkonim në rrugë të ndryshme,”– u shpreh ai.

Green dhe Megan janë martuar në vitin 2010 dhe kanë tre fëmijë së bashku.

- SPONSOR -Smiley face