Duket se Tristan Thompson nuk mund ta harrojë Khloe Kardashian. Pas skandalit të tradhtive dhe ndarjes, basketbolli i dhuroi nënës së vajzës së tij një makinë 500,000$ dhe tani rradhën e ka një unazë me diamant rozë. Në trailerin e episodit “Keeping Up With the Kardashians” , Khloe tregon unazën të dhuruar nga 28-vjeçari, me të cilin u nda në fillim të këtij viti pasi ai e tradhtoi me shoqen e ngushtë të motrës së saj, Jordyn Woods.

“Ja çfarë Tristan më dhuroi, një diamant rozë,”-thotë ajo. “Duket si unazë fejese,”-shtoi ish-kunati i saj Scott Disick. Ndërsa 35-vjeçarja shton: “Jo, jo.” Thompson raportohet se tradhtoi Khloe vetëm disa ditë para se ajo të lindte vajzën e tyre True në prill 2018. Megjithëse u pajtuan marrëdhënia e tyre nuk u rregullua plotësisht. Jo vetëm, Tristan e tradhtoi sërish Khloe dhe këtë herë me Wood, shoqja e ngushtë e Kylie Jenner. 35-vjeçarja tha se ka falur plotësisht për hir të vajzës së tyre por nuk janë kthyer bashkë.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face