Ditën e djeshme u lajmërua se aktori i njohur Kevin Hart do ishte prezantuesi i çmimeve “Ocars”. Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar si duhet pasi aktori është detyruar të heqë dorë.

“Një nga frikat e mia më të mëdha është që djali im të bëhet homoseksual”- u shpreh aktori para 8 vitesh dhe mesa duket kjo deklaratë u u rikthye në qëndër të vëmëndjes dhe e ka bërë të heqë dorë nga prezantimi.

Duke u Ngarkuar...

Dhe në 2011 i vazhdoi statuset ofenduese për komunitetin LGBT dhe sot ai dha dorëheqjen nga prezantimi me anën e një statusi në twitter.

 “Më vjen keq që i kam lënduar njerëzit. Jam duke u përmirësuar dhe dua të vazhdoj ta bëj këtë gjë. Qëllimi im është t’i bashkoj njerëzit, jo t’i përçaj. Shumë dashuri dhe vlerësim për Akademinë. Shpresoj që të takohemi sërish”, shkroi ai në një postim tjetër në Twitter.

Epo Kevin mendoji mirë statuset herë tjetër…

 

- SPONSOR -