Përgatitja:

Në një tenxhere me flakë te ulet shkrijmë gjalpin, hedhim miellin dhe e skuqim pak, sa të marrë ngjyrë të lehte, duke e perzier gjate gjithe kohës me rrahsen me dorë. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë qumështin dhe panën dalengadalë, me rrjedhje dhe duke përzier me rrahëse pa pushim, për të mos lejuar të formohen kokrra mielli.
Shtojmë djathin të prerë në kubike dhe Parmigianon e grirë. Përziejme akoma deri sa djathërat të shkrihen krejtësisht. Shtojme sipas dëshirës, kripë, arre moskat dhe piper. E lemë menjanë.Ziejmë makaronat dhe i heqim 2 minuta më parë se të arrijnë pikën e zierjes së tyre. Ruajmë pak nga uji I zierjes. Lyejmë me gjalpe tavën, hedhim makaronat, 1 lugë gjelle nga uji i zierjes dhe salcën me djathra. Përziejmë mirë me lugë druri makaronat me salcën. Sperkasim sipërfaqen me galete dhe djathë të grirë.
I pjekim në furrë me funksionin grillë për 25 minuta ose derisa te shohim që salca ka marrë ngjyre të anësoret e tavës dhe ne siperfaqe është berë krokante.

- SPONSOR -Smiley face

Përbërësit:

500gr makarona

5 lugë gjelle djathë plus edhe djath/ Parmigiano i grirë
20gr gjalpë
35gr miell i bardhe
250ml qumësht i fresket
280ml pana
300gr djathë i grirë që shkrihet

- SPONSOR -Smiley face