Qërojmë patëllxhanet dhe i presim për së gjati. Fillojme ti heqim zemren. Patëllxhanet duhet të bëhen si nje varke bosh.  I vendosim ne nje tenxhere ku prerja te jete permbys dhe i hedhim gjysem gote ujë. I  leme sa te marrin nje vale. Më pas i marrim dhe i rreshtojme ne tepsi.  Marrim djathin dhe e shkermoqim. Vazhdojmë me prerjen e majdanozit, kopren etj.  Hedhim vezet, zemren e patellxhanit,vajin dhe i perziejeme  te gjitha bashke. Kete perzierje qe pergatitem mbushim patellxhanet ne vendin qe i kemi gryejtur.

Ne nje tigat hedhim miellin dhe vajin dhe e skuqim miellin deri sa te zverdhet, pa e hequr nga zjarri i hedhim qumeshtin dhe pak kripe, deri sa te krijohet nje krem. E heqim nga zjarri dhe i hedhim kremin mbi patellxahnet e mbushura bashke me djathin kackavalle te grire.  Marrim domaten e presim rrathe rrathe dhee vendosim mbi paterxhane.

- SPONSOR -Smiley face

Lengu qe ka ngelur nga zjerrja e patellxhaneve ja hedhim taves siper dhe e fusim ne furren qe e kemi ngrohur me pare ne teperaturen 220 grade.

E heqim nga furra  kur djathi ka marre nje ngjyre roze.

Sherbehet e ngrohet dhe shoqerohet me domate, nje sallate te perzier me laker te bardhe ,te kuqe,repa,karota,limon,ullinj.

 PERBERESIT  3-4 persona

4 cope patellxhan mesatare

2 luge gjelle miell

2 veze

2 gota qumesht

Djathe te bardhe qe shkrihet lehte ( ose gjize)

1 kokerr domate

vaj lulediell

Kripe / Majdanoz 1 tufe e vogel / Koper   1 tufe e vogel

Ju Bëftë mirë

- SPONSOR -Smiley face