Në qytetin e Tiranës ka nisur patrullimi i Policisë me biçikleta. Kryetari bashkise Tirane Z. Erion Veliaj, ka ndare në instagram foto, duke i shoqeruar me nje pershendetje e cila ka dhene nje impakt pozitiv.

“Mirëmëngjes Tirana. Jam shumë krenar për djemtë dhe vajzat e Policia Bashkiake Tiranë që tani patrullojnë me biçikleta në Tiranë. Japim shëmbullin vetë të parët”

- SPONSOR -Smiley face

 

Gjithashtu drejtori i gjithe kontrollit të territorit Z.Toni Beni  sqaron se “Patrullimi i policëve me biçikleta fillon nga bulevardi i ri, sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, parku Rinia, parku kombëtar, rrugët e Tiranës. Sipas ligjit për policinë bashkiake, patrullat me biçikleta edhe ato me mjete motorike apo ato në këmbë kanë të drejtë të gjobisin të gjitha kundravajtjet, që mund zënë hapësirën publike, tregti e paligjshme, parkim i gabuar i automjeteve”.

Ky eshte nje sherbim i ri per qytetarët.

 

- SPONSOR -Smiley face