Statusi i plotë:

“Në kujtim të kineastes Xhanfise Keko (fragment Arratie)

- SPONSOR -Smiley face


Rezarta Reçi: Zonja Xhanfise, i shikoni me të njëjtin emocion filmat tuaj tani?

Xhanfise Keko: Një kohë Rezarta nuk i shikoja fare, një kohë kisha shumë frikë,
ku e di unë, atë kohë që isha shkëputur nga filmat. Dhe pastaj, kur fillova t’i
shikoj, fillova të ngrohem, kështu edhe të jetoj serish, me një fjalë… Pas asaj
shkëputjeje kohore të madhe, kur fillova t’i rishoh filmat që mbanin firmën time,
thashë: “Paskemi bërë, paskemi bërë diçka me vlerë!” Por sidomos kur takoj njerëz
të ndryshëm, që janë të një brezi që ateherë, kur unë xhiroja filmat, as kishin lindur
akoma, pastaj ata i kanë parë ato filma dhe diskutojne për ato filma… Ai Rezarta
është gëzimi më i madh! Thonë për ne, që dolëm të varfër nga kjo jetë e s’morëm
as honorare, asgjë, por punuam me rroga, kështu siç kishin punuar të gjithë, siç
ishte koha, as akuzoj për këtë, por mua më duket se jam shumë e pasur, sepse a ka
pasuri më të madhe se sa mirënjohja që kanë njerëzit që flasin dhe emocionohen
për atë krijimtari që kemi bërë ne ?

Rezarta Reçi: Mendoni që jeni vlerësuar? Kur hyra në këtë dhomë ku po
realizojmë Arratinë, pashë edhe këndin e nostalgjisë, këndin e kujtesës, por
njëkohësisht dhe vëndin e trofeve, jeni vlerësuar nga ana artistike për çfare keni
bërë si regjisore?

Xhanfise Keko: Ehh, këto i bën Iliri! Duke qënë se bijtë vlerësojnë atë që ju kanë
dhënë prindërit, i kanë mbledhur dhe kanë vënë në këtë kënd-memorie të gjitha momentet kryesore kyçe të krijimtarisë “Endri e Xhanfise Keko” dhe unë besoj se ky kënd do mbetet, do ekzistojë dhe kur mos të jemi ne, është një gjë e bukur, unë e pëlqeva sapo e pashë.. Rezartë, çfarë të të them?! E kam shpirtin kaq plot, e kam
kaq plot me ndjesitë dhe kujtimet që lidhen me krijimtarinë time si regjisore, sa do
të duheshin shumë ditë për të treguar .

Rezarta Reçi: Keni pasur peng zonja Xhano që nuk keni vazhduar me prodhimin e
filmave të tjer , keni pasur ëndrra patjetër?

Xhanfise Keko: Endrra kam patur shumë, por postnëntëdhjeta më gjeti në një
moshë të atillë, në një situatë të atillë që nuk do vazhdoja dot. Kam patur ëndrra
adoleshencën e hershme dhe të vonshme, do t’i kisha bërë së paku edhe 4 filma të
tjerë, mos them më shumë për këtë etapë… Kam një peng të madh që nuk shikoj
regjisorë që t’i drejtohen temës së fëmijëve, qoftë të bëjnë një film për fëmijë. Kam
një dhimbje që nuk ka filma për fëmijë, të them të drejtën!


Rezarta Reçi: Megjithatë, është prapë krenari që filmat për fëmijë, që ju xhiruat,
vazhdojnë t’i rezistojnë kohës, të shihen me kënaqësi dhe njëkohësisht të krijojnë
emocione tek ata që i shohin tani…

Xhanfise Keko: Eh, për këtë jam shumë e kënaqur! Jam e lumtur për këtë me
thënë të drejtën, shumë!”

- SPONSOR -Smiley face