PESHQIT 

Sot për të gjithë të lindurit në shenjën e Peshqëve shfaqet një ngjarje astrologjike e rëndësishme dhe ekstremisht pozitive. Hyrja e Jupiterit në shenjën aleate të Akrepit, sot, në orën 15:21. Ka ardhur momenti të merrni atë që dëshironi dhe të rigjeni mprehtësinë tuaj. Planeti gjigand i sistemit diellor është simbol i optimizmit dhe i fatit, i shendetit dhe i mirëqenies. Do të qendrojë mik i juaj besnik duke ju bërë ditët shumë të bukura dhe kontribon t’ju bëj fitues absolut në vitin që vjen deri në nëntor 2018.

- SPONSOR -Smiley face

Dashuria: Hëna do të bëj një tranzit në pozicion pak të pakendshëm për ju këtë të Martë, por nuk ju shqetëson shumë. Në rast se partneri/e bën kapricio impononi ëmbëlsinë e karakterit tuaj. Në fakt butësia juaj është elementi që përdorni në cështjet e zemrës. Neptuni në shenjë i bën lidhjet e juaja të rëndësishme dhe jo sipërfaqësore. Kush është single akoma nuk dëshiron të ndërrojë këtë status. Ju këshillojmë të lërni në një anë ankthet dhe frikën nga zhgënjimet.

Puna/Paraja: Planeti gjigand i Jupterit që nga sot fillon ndikim e tij pozitiv duke sjellur shumë mundësi te reja: lajme të mira për trasferimin e punës, biznese jashtëvendit, udhëtime pune. Mezi po e prisnit këtë ditë ku më se fundi përpjekjet e juaja do të shpërblehen. Do të ndihmoni kolegët tuaj pak më shumë seç duhet dhe mund të përfitojnë nga ju. Tregohuni më të prerë dhe mësoni të thuani jo. Buxheti për shpenzime dhe për të plotësuar ndonjë tekëtë vogël nuk është në nivelin e duhur, më mirë të shtyni disa shpenzime për ditët në vazhdim.

Shendeti: ndjeheni pak të lodhur në shtëpi ku ka gjithmonë diçka për të bërë, edhe mbas një dite shumë të lodhshme pune. Shopping dhe një darkë në një restorant do t’ju ndihmojnë të humbisni pak mendjen.

- SPONSOR -Smiley face