DASHI 

Stili juaj i freskët dhe i gjallë është i mbështëtur akoma më shumë nga Hëna e cila ju është bërë aleate si dhe nga pozicioni shumë i favorshëm i Uranit, në tranzit në shenjën tuaj.

- SPONSOR -Smiley face

Rrezatues dhe të lumtur, sidomos në rast se i përkisni dekadës së tretë, mund të merrni pjesë në çdo aktivitet fizik qe ju pëlqen, dhe të përfshini edhe njerëzit që doni.

Dashuria: Përfitoni nga favoret e Hënës duke filluar që nga ora 8:42 e këtij mëngjesi, një pikë shumë e lumtur për ju. Në rast se jeni në çift, falë ndikimit të satelitit, do të përjetoni emocione të paharrueshme. Por në qoftë se jeni single, me Uranin në anën tuaj, mos humbisni asnjë rast për takime, raporte që e tashmja do t’ju dhurojë.

Puna/Paraja: Konfigurimi yjor kësaj të Premte është shumë i favorshëm dhe ju lejon të bëni hapa përpara në profesionin tuaj. Kujdes vetëm për ato që kanë lindur nga 7 dhe 10 Prilli, sepse do të kenë Plutonin kundër, dhe ju këshillojmë mos të keni kërkesa të tepruara.

Shendeti: Ndjeheni pak të lodhur, është diçka momentale, dëshironi të kaloni një darkë të qetë në familje apo me shokë. Kujdesuni për veten dhe për pamjen tuaj. Të lindurit në shenjën e Dashit janë shumë kërkues ndaj vetes. Me Mërkurin kundër deri më datë 16 bëni kujdes cfarë hani dhe si hani. Nuk ju këshillojmë të angazhoheni me sporte për momentin, një ecje në natyrë do të mjaftonte.

- SPONSOR -Smiley face