Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës kanë inicuar projektin e vendosjes së biletarive elektronike në institucionet e trashëgimisë kulturore. Faza e parë e këtij projekti bëri të mundur implementimin e këtij sistemi në dy prej sitet e trashëgimisë kulturore; në Parkun Kombëtar Butrint në vitin 2012 dhe në Muzeun Historik Kombëtar në vitin 2014. Faza e dytë ka vijuar procesin e zbatimit për 7 destinacionet e përzgjedhura, përgjatë vitit 2017 me një kosto rreth 530 000 USD.

- SPONSOR -Smiley face

Biletaritë janë vendosur në destinacionet si më poshtë:

  1. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
  2. Muzeu Kombëtar Etnografik, Krujë
  3. Parku Kombëtar Arkeologjik Apoloni
  4. Kalaja Berat
  5. Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat
  6. Parku Kombëtar Arkeologjik, Shkodër
  7. Kalaja Gjirokastër

Falë këtij projekti u realizuan:Instalimi i kabinave të biletarive ku janë vendosur pajisjet dhe gjithë infrastruktura teknike dhe logjistike për të garantuar menaxhimin e biletave dhe të vizitorëve; Vendosja e sistemit të kamerave në 7 sitet e trashëgimisë me qëllim monitorimin e procesit. Ky monitorim do të realizohet përmes dy monitorëve të vendosur në ambientet e Ministrisë së Kulturës; si edhe u ndërtua infrastruktura e nevojshme për funksionimin e të gjithë sistemit në ambientet e dhomës së serverave në Ministrinë e Kulturës. Përdorimi e infrastrukturës bashkëkohore teknologjike për sistemet e biletimit.

“Vijmë më 6 site të reja që pajisen më këtë sistem. Nuk është thjesht një makinë më shumë, është  në radhë të parë një hap drejt respektimit të ligjit për sa i përket formalizmit, fiskalizimit të të ardhurave që vijnë nga trashëgimia kulturore, por është një hap shumë i rëndësishëm në atë që e kemi të qëllimshme; rritje të shërbimit të standardit të cilësisë që ne ofrojmë në sitet e trashëgimisë. Në site si Kalaja e Beratit, Kalaja e Shkodrës, apo Parku i Butrintit  ku numri i vizitorëve po rritet në mënyrë befasuese, një sistem i tillë ndihmon në shpejtësinë e shërbimit, standardizon sitet tonë të trashëgimisë dhe e e vendos  kulturën  në  standardet  europiane” , u shpreh ministrja Mirela Kumbaro.

Kjo infrastrukturë bën të mundur përmirësimin e shërbimit dhe performancës së institucioneve të trashëgimisë ndaj vizitorëve dhe rritjen e transparences fiskale përmes monitorimit në vazhdimësi të procesit dhe përftimi të dhënave në kohë reale drejt institucioneve përfituese dhe Ministrisë së Kulturës.

Më tej Ministrja Kumbaro vlerësoi bashkëpunimin me Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim duke u shprehur se pas katër vitesh tashmë rezultatet janë të prekshme. “Tashmë kemi rezultate të prekshme në katër vite. Gjithë kaniteret e Trashëgimisë Kulturore në qendrat historike që kemi realizuar bashkë me shumë vështirësi si Kruja, Shkodra, Berati , Korça, Gjirokastra, Tirana  dhe së fundmi Vlora janë në fakt projekte ku kemi ecur bashkë hap pas hapi”, tha Kumbaro.

- SPONSOR -Smiley face