Përgatitja

Në një enë  të thellë thyejmë vezët dhe i rahim jo shume fortë.  Më pas shtojmë kremin, prshutën e prerë imët, kërpudhat e coptuara gjithashtu edhe majdanozin. Më pas vazhdojmë duke shtuar qepën e grirë shumë imët, si dhe djathin e grirë në rende. Pak kripë, piper të zi sipas shijes, dhe në fund shtojmë brokolin e ngrirë.

- SPONSOR -Smiley face

Masën e përziejmë mire deri sa të na duket e njëtrajtshme.

Tiganin e lyejmë me pak gjalp për aromë, dhë  pastaj shtojmë masën e përgaditur duke e trazuar me kujdes.

Tavës në pjësën e sipërme mund t’i shtojmë djath të grirë në rende, dhe e përhapim në mënyrë të njëtrajtshme.

Masën e përgaditur e fusim në furrë dhe e pjekim për 30 minuta në temperaturë 200 gradë C.

Përbërësit

1 pako brokoli të ngrirë

2 gota përshutë

1 qepë

1 gotë kërpudha

1 grusht majdanoz

1 lugë gjalpë

3 vezë

4 lugë gjelle ajkë

50 gr djath

Piper te zi

Krip

Ju bëftë mirë

- SPONSOR -Smiley face