Perla Cinga është ëngjëlli radhës i përzgjedhur nga Mulliri.al që do të ndajë me gjithë lexuesit tanë dëshirat, ëndrrat dhe pasionet për të ardhmen.

Perla aspiron të bëhët një balerinë e suksesshme, ku tingujt e muzikës dhe talenti i saj do të shkrihen në një artiste të vërtetë. Perla është dashuria e madhe e familjes së saj të bukur. Ajo ka ndjekur disa kurse të ndryshme për pasionet e saj më të dashura. Perla pëlqen princeshat dhe jeta e saj është e frymëzuar nga gjërat e bukura!

- SPONSOR -Smiley face

Perla Cinga është në parashkollore tek Albania International School. Intervista e mëposhtme do të na njohë më tepër me Perlën dhe pasionet e saj.

Pse të pëlqen baleti Perla?

Perlës i pëlqen muzika dhe vetvetiu edhe kërcimi pasi e shpreh atë që ajo ndjen. Gjithashtu edhe veshja sidomos tutuja që është veshje tipike e balerinave të vogla. Ajo e ka filluar në moshën 2 vjeç e gjysëm baletin pasi i pelqente të kërcente dhe gjithashtu i pëlqen skena kur njerëzit duartrokasin për të.

Çfarë kursi ka ndjekur Perla?

Perla ka ndjekur kursin në Qendrën “Performance” me drejtoreshë  Zana Çelën. Perla përveç baletit ka ndjekur edhe kursin e notit tek Nobis . Ajo është në nivelin C.

Cila është princesha jote e preferuar?

Princesha e preferuar e Perlës është Aurora pasi i pëlqen fustani i saj ngjyrë rozë.

A ke një shoqe që e ke shumë xhan?

Mikja më e mirë e Perlës  është Rania. Ajo është një femijë i qetë si edhe Perla dhe kalojnë kohë shumë të gëzuar sëbashku duke u argëtuar.

(Shënim nga Mulliri.al: Intervista është realizuar me ndihmën e mamit të Perlës për shkak të moshës së saj.)

- SPONSOR -Smiley face