Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ka dhënë informacione rreth situatës mbi përmbytjet që kanë ‘pushtuar’ territorin shqiptar.

- SPONSOR -Smiley face

NJOFTIMI
Gjatë gjithë natës ka vazhduar, si situata e pazakontë e reshjeve të shiut, ashtu dhe angazhimi i jashtëzakonshëm i strukturave shtetërore për përballimin e saj. Shtabet e emergjencës dhe strukturat operacionale kanë mundur të zgjidhin situatat e vështira të krijuara në disa pika si zhbllokimi i segmentit rrugor Kashar-Qendra Tregtare “City Park” në Tiranë dhe evakuimi i qytetarëve në këtë Qendër, shpëtimi i disa qytetarëve të rrezikuar në Derven të Krujës, stabilizimi i gjendjes në rezervuarin e Marikaj si dhe evakuimi i në Fushë Krujë. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara. Në disa segmente të këtyre lumenjve po merren masa për të organizuar evakuim të banorëve të rrezikuar, duke filluar nga zonat që preken nga lumi Vjosë. Autoritetet shtetërore po vijojnë zhvillimin e operacionit për përballimin e gjendjes. Kapacitete të reja njerëzore dhe teknike do të zhvendosen në drejtim të Fierit dhe të Vlorës për të përforcuar dhe mbështetur autoritetet vendore.
Shtabet e emergjencave civile do të mblidhen përsëri në të gjitha qarqet e vendit për të rivlerësuar gjendjen dhe për të marrë masat e nevojshme.
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të shmangin sa më shumë ekspozimin me rreziqet e shtuara nga situata dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për përballimin e saj.
Si pjesë e këtij njoftimi vijon të mbeten instruksionet e dhëna në komunikatat e mëparshme lidhur me masat e sigurisë që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët.
 
Thirrje Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë situatës së reshjeve dhe përmbytjeve, duke pasur vëmendje sidomos në këto drejtime:

•Kujdesi për jetën mbetet prioriteti i dorës së parë. Të gjithë duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, qëndrimin në afërsi të lumenjve e përrenjve, qëndrimin afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike etj..

•Qytetarët që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duket të shtojnë kujdesin për jetën dhe të jenë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim të përkohshëm.

•Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet.
Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.

•Duhet të shmangen në maksimum kalimet në urat e lumenjve me prurje të shtuar dhe rryma të fuqishme.

•Në situata rrymash të parapritura, duhet të kërkoni më shpejtësi një vend të lartë për t’u ruajtur.

•Në se niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, por nuk lëviz, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin për t’u futur në një rrymë të fortë uji.

•Shmangni parkimin e automjetit në afërsi të lumenjve apo përrenjve gjatë reshjeve të rënda, pasi ato mund të përmbyten shumë shpejt.

•Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët që janë në buzë të lumenjve. Shpesh herë ujërat mund të gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme.

•Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet kompetente.

•Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive;

•Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme, mjete ndriçimi etj..,

•Futini në mjedise të mbyllura orenditë apo mjete të tjera që zakonisht i mbani jashtë. Mundësisht vendosini orenditë në pika të larta brenda shtëpisë për të parandaluar dëmtimin gjatë përmbytjeve;

•Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë;

•Kini kujdes nga goditjet elektrike që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë.

•Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunik

- SPONSOR -Smiley face