Ekskluzivisht për mulliri.al, Ajdin Sejdiu rrëfen një histori shumë të trishtë personale, një arsye që për 65 vite nuk e ka mposhtur dot, e të gjejë një arsye më shumë për të festuar ditëlindjen e tij.

- SPONSOR -Smiley face

“Unë kam lindur në një familje patriarkale, familje shumë e madhe, dhe mjaft patriot. Ne rrjedhim prej së njëjtës familje të Isa Boletinit. Babai im ka qënë luftarak, dhe kur u ngrit  flamuri në Vlorë, ai ka qenë bashkë me Isa Boletinin në Vlorë”, tregon Sejdiu për origjinën e tij.

Në ditën e lindjes, më 21 shtator, ndodhi e papritura. “Nuk e festoj ditëlindjen, sepse më ka vdekur nëna në ditën e lindjes. Edhe nëna ime ka qenë shtatzënë me binjakë. Kushtet kanë qenë të vështira dhe nëna nuuk rezistoi dot. Shkuan të thërrisnin maminë dhe kur u kthyen, e gjetën nënën timë të pa jetë, ndërsa unë i porsalindur. Nëna ka vdekur shumë e re, 28-vjeçe. Dhe për këtë shkak nuk e kam festuar kurrë, asnjëherë”, rrëfen Ajdin Sejdiu, i prekur.

Në përvjetorin e 65-të, për hir të bashkëshortes dhe djalit, biznesmeni modestisht “festoi” me një drekë ditëlindjen e tij, ndërsa pas 66 vitesh duket se ka një arsye për të ngritur një dolli në ditën e lindjes së tij.

- SPONSOR -Smiley face