“Salvador Mundi” i Leonardo da Vinçit ëshë bërë objekti artistik më i shtrenjtë që shitet në ankand, duke arritur shifrën e 450.3 milionëve dollarë në New York. Më se pesëqind vite e vjetër, piktura e rrallë është një nga më pak se 20 punime autentike ekzistente të italianit.

- SPONSOR -Smiley face

Përllogaritjet fillestare parashikonin oferta mbi 100 milionë për veprën. Por rekordi i ri u vendos pas 20 minutash mbushur me oferta telefonike që e tejkalonin shifrën e mëparshme të mbajtur nga “Femrat e Algjerisë” të Pikasos, e cila u shit 179.4 milionë dollar në 2015.

Megjithëse i mungojnë detajet dhe qartësia e “Mona Lisa” – e cila u krijua pothuajse në të njëtën periudhë – “Salvador Mundi” tërhoqi turma vizitorësh gjatë prezantimeve para-ankand në Londër, Hong Kong dhe San Francisco. Ajo ilustron Jezu Krishtin me veshje rilindase, një dorë duke bekuar dhe tjetra duke mbajtur një sferë kristali.

Mbajtur si fillim nga Mbreti Luis XII i Francës, piktura më pas ra në duart e Çarlsit I të Anglisë. Por vepra artistike supozohej e humbur deri vonë në shekullin e 18-të.

Kur “Salvador Mundi” u rishfaq në ankand në 1958, u shpërfill si një kopje e u shit për 45 (59) dollarë. Blerë nga një grup tregtarësh arti për më pak se 10,000 dollar në vitin 2005, piktura në kushte të ulëta dhe e tejpikturuar ,u rivendos me shumë mund dhe rrjedhimisht u vlerësua si origjinale.

- SPONSOR -Smiley face