Këngëtarja e njohur Pink tha të premten në mediat sociale se ajo dhe djali i saj kaluan javë të tëra të izoluar pasi rezultuan pozitivë në testin për COVID-19. Ata u ritestuan sërish pak ditë më parë, dhe të dy rezultuan negativë në testin e dytë për infeksionin vdekjeprurës.

Pink tha se kur ajo dhe 3-vjeçari Jameson filluan të shfaqnin simptoma dy javë më parë, ata ishin izoluar. Këngëtarja ndihej me fat që mjeku i saj ishte në gjendje ta testonte atë dhe djalin e saj, ndërsa kritikoi qeverinë për mungesën e testimeve në masë. “Ishte një dështim absolut i qeverisë sonë për të mos ta bërë testimin më të aksesueshëm për të gjithë”, shkroi ajo në Twitter. Në njoftimin e saj këngëtarja shtoi se testimi duhet të jetë më i disponueshëm për të “mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona”. Pink do të dhurojë 1 milion dollarë – 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysmën tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Kryetarit të Bashkisë së Los Angeles-it. 

- SPONSOR -Smiley face