Moda nuk njeh krizë. Këtë e vërteton një studim vjetor i Cushman&Wakefield, një shoqëri imobiliare,  që së fundmi ka shfaqur klasifikimin e rrugëve më të shtrenjta në botë për 2017, duke analizuar qeranë e kërkuar për metër katror.

  1. 5th Avenue, New York: Edhe këtë vit rruga më e shtrenjtë në botë është 5th Avenue, ku dyqanet kanë mesatarisht një qera prej 24 mijë euro për metër katror. Rruga e dytë më e shtrenjtë në Amerikë është Rodeo Drive në Beverly Hills, Los Angelos (7 mijë euro për metër katror), ndërsa e treta është në Union Square në San Francisko (5.500 euro për metër katror).

  1. Causeway Bay, Hong Kong, Cina: Në vendin e dytë gjejmë metropolin Kinez ku një dyqan kushton 21.800 Euro për metër katror.
Causeway Bay. Hong Kong, Kina
  1. New Bond Street, Londra, Britania e Madhe: Pozicioni i tretë për New Bond Street në Londër ku taksa mesatare për metër katror është 13.800 euro.
- SPONSOR -Smiley face

  1. Via Montenapoleone, Milano, Itali: Në krahasim me vitin e kaluar ngrehet me dy pozicion via Montenapoleone në Milano ku një dyqan mesatarisht ka një tarifë qiraje prej 11.500 euro për metër katror. Rruga e dytë më e shtrenjtë është Via Condotti në Romë (9.800 euro metri katror), e treta është Calle San Moise’ në Venezia (5.100 euro), ndërsa e katërta via Roma në Firence (4.900 euro).

  1. Champs-Elysée, Paris, France: Tarifa mesatare në Champs-Elysée në Paris është 11.300 euro për metër katror. Rruga e dytë në Francë më e shtrenjtë është “La Croissette” në Cannes (5 mijë euro).

  1. Ginza, Tokyo, Japoni: Në pozicionin e gjashtë është Ginza me çmime që variojnë nga 9.600 euro për metër katror.

  1. Pitt Street Mall, Sydney, Australi: E shtata është zona tregtare e Pitt Mall në Sydney. Dyqanet merren me qera mesatarisht me 8 mijë euro për metër katror.

  1. Myeongdong, Seul, Korea e Jugut: Këtu dyqanet kanë një tarifë qeraje prej 7.200 euro për metër katror.

  1. BahnhofStrasse, Zurik, Zvicër: Rruga e shopingut në Zvicër ka një tarifë mesatare prej 7 mije euro.

  1. Kohlmarket, Viena, Austri: Bien lehtësisht tarifat por ngelet sërisht të larta qeratë në Kohlmarket, rruga lukzose e Vienës. Qeraja e dyqaneve është rreth 4 mijë euro për metër katror.

- SPONSOR -Smiley face