Sytë e publikut shqiptar janë drejt artistëve tanë që çajnë tregjet ndërkombëtare. Mes shumë emrave të njohur të artit shqiptarë që shkëlqejnë në skena botërore, është edhe Klaudia Pepa.

Prima Balerina e televizionit kombëtar Klan, e përkëdhelura e trupës së baletit dhe e ftuara e preferuar e emisioneve të kuruara me skena gjigande dhe drita shumëngjyrshe në vend.

- SPONSOR -Smiley face

Klaudia shkëlqeu tek “Amici” dhe e ngriti lart emrin e vendit tonë tek fqinjët duke u shkëputur dalëngadalë nga atdheu, me synimin e vetëm ndërkombtarizim të talentit të saj në kërcim.

Pasi mbushi kronikat rozë të mediave me fotot e saj provokuese dhe plot hijeshi, sot Klaudia zhgënjen fansat me një performancë që pritej absolutisht ndryshe.

Me koerografi të @kylehanagami dhe me producent @aghyimbrogiano, Klaudia përkëdhelet nga tingujt e muzikës në një video të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Nga çfarë na serviret në video mund të themi që Klaudia nuk është në formën e saj më të mirë, trupi ka humbur disa nga format që e karakterizojnë dhe performanca nuk është në lartësinë e saj. Teknikisht shihet qartë që Klaudia e ka humbur plastikën kërcyese dhe shkëlqimin e veçantë të signorin-ës wow.

Duket qartë që balerina përpiqet të kërcejë, por në këtë performancë ka qënë më shumë një magnet për tokën sesa një panterë drejt horizontit.

Shpresojmë të na rikthehet sa më shpejt në format e mëparshme dhe me teknikën e paharueshme të sinjorinës wow.

- SPONSOR -Smiley face