Prej disa kohësh dolën flalë që Shakira dhe futbollisti Gerard Pique ishin në krizë, kjo për shkak se këngëtarja e kishte tradhëtuar me pilotin 22-vjecar. Në fakt, thashethemet u vërtetuan, pasi një burim thotë që është këngëtarja ajo që po i jep fund kësaj marrëdhënieje. Madje përflitet se dyshja prej kohësh nuk jeton më bashkë. Këngëtarja ka kërkuar ndarjen si pasojë e një lidhjeje tjetër.

- SPONSOR -Smiley face

“Eshtë Shakira ajo që ka marrë këtë vendim. Këngëtarja, e cila ka dy fëmijë me të dashurin e saj prej 6 vitesh, nuk mund ta përballonte më situatën në lidhjen e saj”, ka shtuar burimi.

Çifti është parë për herë të fundit së bashku në muajin qershor, në Argjentinë në dasmën e Lionel Messi me Antonella Roccuzzo.

- SPONSOR -Smiley face