Prej dy ditësh në Kosovë është duke u mbajtur një event i rëndësishëm “Global Woman Club Kosova”, një event që ka në qëndër fuqizimin e grave. Global Woman është themeluar nga Mirela Sula ndërsa bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj ,është drejtuese e klubit. Eventi është moderuar nga moderatorja energjike Fatma Haxhialiu që ka postuar foto dhe video gjatë gjithë kohës në Instagramin e saj. Fatma ka shkëqyer me prezantimin ndërsa veshja e saj na mahniti përsa i përket përkushtimit të saj në këtë konferencë. E kush tjetër përvese se Fatma mund të prezantonte më mirë këtë event.

- SPONSOR -Smiley face

Nuk kanë munguar momentet gazmore kur Fatma e ka quajtur Ramush Haradinaj si “burrin e Anitës” apo kur ish-kryeministri filloi të kërcente me gratë e ftuara. Të ftuarat ishin të shumta dhe u vu re që nuk mungoi as gruaja e kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama.

Po ajo që na ka bërë përshtypje më tepër në këtë konferencë të sponsorizuar ka qenë pikërisht postimi i Fatmës mbi krevat në hotelin luksoz në qendër të Prishtinës… Fatma duke shijuar kushtet në maksimum nuk ja ka kurser vetes edhe një foto kapërdisur në luks, pse jo kur jeta të ofron konferenca të tilla… Por një gjë është e sigurt kur Fatmës i vjen mundësia për të shijuar luks , luksi i shkon shumë , shkruan mulliri.al.

View this post on Instagram

Room service please 😁

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes) on

- SPONSOR -Smiley face