Nxitja e vërtetë e asaj që duam të dëgjojmë në të vërtetë qëndron tek ekzistenca e një artisti… Mos u mundoni të gërmoni më shumë, kënaquni dhe konsiderojeni artin si realizim të dëshirave tuaja, jo si një ndëshkim që do t’ju fusi në sfidë me veten apo me dikë tjetër… Pse e nisëm me kaq filozi rubrikën “Risi Mulli”, sepse edhe vet artistja që kemi zgjedhur  është e tillë… Ajo është thjesht Poni. Sipas këndvështrimit tonë, Poni ka një fokus thelbësor si artiste dhe i realizon gjërat në mënyrë subjektive. Ajo është e matur dhe e ka shoqëruar gjithmonë gjykimi praktik.

- SPONSOR -Smiley face

E talentuar, plot klas dhe sharm, Poni është një nga këngëtaret më të dëgjuara shqiptare dhe këngët e saj janë në dasmat dhe makinën e çdo shqiptari. Poni njihet si një nga këngëtaret që solli ndryshim në muzikën popullore ,duke sjell një stil të ri nga ajo çfarë kishim dëgjuar më parë. Janë tashmë  8 albume dhe më shumë se 70 këngë  që kanë vulosur suksesin e padiskutueshëm të këngëtares labe.

Dhjetra çmime në festivale dhe dhjetra hite që na kanë shoqëruar në momentet më të bukura të jetës sonë, Poni ka ditur si të jetë një shkëlqim i skenës shqiptare. Koncertet dhe shfaqet e Ponit brënda dhe jashtë vendit, kanë korrur një sukses të pa imagjinueshëm, shkruan mulluri.al

Së fundmi, këngëtarja labe ka nxjerrë albumin e saj të ri, “Identitet” ,që solli bashkëpunime me këngëtarët më në zë të muzikës dhe hite të padiskutueshme që na shoqëruan gjithë verën. Zëri i ëmbël i Ponit me siguri që do na shoqërojë për shumë vite dhe duhet të falenderojmë Ponin për kontributin e rëndësishëm në muzikë dhe perlat që na ka dhuruar deri sot.

- SPONSOR -Smiley face