Bashkia Poliçan ngre postobllok për të mbrojtur qytetarët e vet. Sipas një vendimi të marrë nga bashkua do të ndalohen gjithë qytetarët e Poliçanit që jetojnë në Itali, Tiranë apo jashtë këtij qyteti të hyjnë deri në mbarimin e karantinës.

Bashkia Poliçan ka marrë një sërë masash në kuadër të parandalimit dhe mbrojtjes së qytetarëve nga Covid 19. Një nga masat e saj drastike është edhe ngritja e një postoblloku ku do të kaloj në një filtër gjithë qytetarët që kanë qenë jashtë këtij qyteti.

- SPONSOR -Smiley face

Kreu bashkisë Poliçan Adriatik Zotkaj në një intervistë për Top Channel shprehet se si çdo bashki tjetër edhe bashkia Poliçan me vendim të këshillit bashkiak ka marrë të gjitha masat për parandalimin e korona virusit edhe në qytetin e Poliçanit pasi ne kemi 800 familje të rrezikuara të cilat janë me sëmundje kronike me vendim këshillit kemi miratuar paketën ndihmës prej 6 milion lekë të reja kryesisht ndihma ushqimore dhe dizinfektant për ato familje të cilat nuk përfitojnë nga vkm që ka dalë para dy ditësh.

Aktualisht jemi në kuadrin e emergjencave civile në ligjin për mbrojtjen civile dhe bashkia e Poliçanit në kushtet e jashtëzakonshme ka marrë dhe masa të jashtëzakonshme duke vendosur nga një qytetar si administrator në çdo pallat të cilët do të monitorojnë gjithë pallatin dhe kanë numrat e telefonave për nevojat emergjente që kanë ata për medikamente apo për ndihma ushqimore.

Kemi lajmëruar gjithë tregtarët që të marrin  furnizim për tre muaj sipas v.k.m. dhe pjesa tjetër që do të ngelet do të përballohet  nga buxheti i shtetit dhe kemi marrë masat për ngritjen  e një postoblloku i cili do të jetë filtër për gjithë qytetarët e Poliçanit dhe Çorovodës  në bashkëpunim dhe me kryetarin e bashkisë Skrapar të cilët nuk mund të hyjnë në qytetin e Poliçanit personat dhe banorët që janë nga Poliçani por që banojnë  në Itali apo në Tiranë derisa të mbarojë periudha e karantinës për sa i përket koronavirusit.

Me të gjithë qytetarët komunikimi do të jetë nëpërmjet administratorët e pallateve por janë në dispozicion edhe numrat e telefonave. Ndërsa për sa i përket masave në kushte të jashtëzakonshme për karantinë bashkia Poliçan ka marrë masa të jashtëzakonshme duke përshtatur një shkollë e cila garanton gjitha kushtet për një karantinë gjithmonë në kushtet të jashtëzakonshme pasi në Poliçan nuk ka spital por vetëm një ambulancë me pak shtretër.

- SPONSOR -Smiley face