Ndarja e tyre pas 10 viteve bashkë, i habiti fansat e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth. Pas një romance të supozuar me një vajzë, këngëtarja e famshme tani është lidhur me Cody Simpson dhe duket e lumtur në krahët e tij. Por nga ana tjetër edhe Liam është parë shpesh këto kohët e fundit me aktoren Maddison Brown. Por ka gjasa që çifti i famshëm të rikthehen së bashku dhe këtë e ka thënë shoqja e ngushtë e Miley-t, Amazon Ashley.

“Ky është vetëm një kapitull i ri. Nuk do surprizohesha nëse ata do ktheheshin sërish bashkë. E ndjej në zemër se ata janë të destinuar për njëri-tjetrin. Ata vazhdimisht gjejnë rrugën drejt lidhjes së tyre. Mendoj se Miley ka qenë më e lumtur se kurrë me Liam-in. Mungesa e bën zemrën të rritet edhe më shumë, ndaj ndarja është e nevojshme që të duash përsëri atë që kishe”, ka thënë ajo gjatë një interviste.

- SPONSOR -Smiley face