Ngjyrë ë kuqe dhe me xixa. Kështu shfaqet emri i Enit në posterin e shfaqjes, reklamuar në rrjetet socciale. Shfaqja për fëmijë “Eni në ndjekje të ëndrrave” me regji të Endri Çelës, është e bazuar në personazhin e Harold Gray.

- SPONSOR -Smiley face

Kjo është historia e ngrohtë, prekëse dhe me plot dashuri dhe me ngjyra jete, e vajzës së vogël, jetimes, Eni. E shtypur nën tiraninë e Zj. Heningen, ëndrra e Enit është të gjej prindërit e saj. Ajo e di se diku, larg apo afër, ata janë duke menduar për të, prandaj çamarrokja Eni nuk rresht së besuari e luftuari për realizimin e ëndrrës së saj. Plot aventura nisin të marrin jetë kur ajo kërkohet të adoptohet nga pasaniku më i madh në të gjithë rruzullin tokësor. Personazhe nga më të ndryshëm vijnë tani në jetën e saj. Disa sjellin energji, dinamik, optimizëm, gëzim e shpresë, të tjerë ndikojnë në intrigë si pjesë e pandashme e jetës. Një shfaqje me dimensione të mëdha, ku ngjyrat njerëzore depërtojnë në shpirtin dhe mëndjen e fëmijës, dhe jo vetëm. Një shfaqje që të lë të mendosh se si është dhe si duhet jetuar jeta. Një muzikal argëtues dhe jashtëzakonisht emocionues.

- SPONSOR -Smiley face